Servet Günerigök
23 Shkurt 2022•Përditësim: 24 Shkurt 2022
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se ka udhëzuar administratën e tij për të vendosur sanksione ndaj "Nord Stream 2 AG", kompania që ndërtoi gazsjellësin "Nord Stream", dhe oficerët e kësaj korporatës, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Këto hapa janë një pjesë tjetër e grupit tonë fillestar të sanksioneve në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Siç e kam bërë të qartë, ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim hapa të mëtejshëm nëse Rusia vazhdon të përshkallëzohet", tha Biden në një deklaratë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dje ndërpreu certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2 në përgjigje të veprimit të Rusisë kundër integritetit territorial të Ukrainës pas njohjes së pavarësisë së dy rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore.
"Nuk mund të ketë asnjë certifikim të këtij gazsjellësi tani dhe pa këtë certifikim Nord Stream 2 nuk mund të fillojë të funksionojë", tha Scholz.
“Dua të falënderoj kancelarin Scholz për partneritetin e tij të ngushtë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj”, tha Biden.