Dildar Baykan
18 Tetor 2019•Përditësim: 18 Tetor 2019
Sekretari amerikan i Energjisë, Rick Perry, do të largohet nga detyra në fund të vitit, njoftoi presidenti Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para një aktiviteti në Teksas, Trump konfirmoi raportimet për largimin e Perry-t, duke thënë se së shpejti do të shpaloset emri që do ta zëvendësojë atë.
Trump tha se nuk është i habitur me këtë vendim të Perry-t.
"Këtë e dija gjashtë muaj më parë. Më kishte thënë se në fund të vitit do të largohet nga detyra dhe dëshiron të merret me një tjetër punë. Ai është njeri i shkëlqyer", tha Trump.
Perry, ish-guvernator i Teksasit, është në detyrën e sekretarit të Energjisë që nga viti 2017.