Esin Eşkinat Sayılgan
18 Nëntor 2021•Përditësim: 19 Nëntor 2021
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 767.450, prej të cilëve 1.521 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 47,42 milionë, me 110.401 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5 milionë raste të konfirmuara dhe 73.404 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 228,1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 195,6 milionë dozën e dytë dhe mbi 31,4 milionë kanë marrë tri doza.