Mücahit Oktay
20 Gusht 2021•Përditësim: 23 Gusht 2021
Sipas të dhënave të Universitetit "Johns Hopkins" numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në SHBA kaloi mbi 37.161.000, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me vdekjen e 962 personave gjatë 24 orëve të fundit numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 arriti në 624.291.
Kalifornia ka regjistruar mbi 4.176.000 raste duke u renditur në vendin e parë në bazë të rasteve me COVID-19. Teksasi regjistroi mbi 3.402.000 raste dhe Florida mbi 2.920.000 raste me COVID-19.
Gjithashtu edhe në bazë të viktimave nga COVID-19, Kalifornia u rendit në vendin e parë me 64.845 viktima, Teksasi me 54.655 dhe New Yorku me 53.939 viktima.
Më tej thuhet se 72 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), tek 72 për qind e popullatës së rritur është administruar të paktën një dozë e vaksinës kundër COVID-19.
Në vend mbi 199.325.000 persona kanë marrë dozën e parë dhe mbi 169.186.000 dozën e dytë të vaksinës.