AP
21 Shkurt 2016•Përditësim: 21 Shkurt 2016
KALAMAZOO (AA) - Një person i armatosur pas të shtënave me armë zjarri nga makina vrau shtatë persona dhe plagosi tre të tjerë në tri lokacione në qytetin Kalamazoo të shtetit federal amerikan Michigan, raporton Anadolu Agency (AA).
Menjëherë pas incidentit, policia arrestoi sulmuesin tek i cili nuk gjeti armën e përdorur. Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për një burrë 45-vjeçar të bardhë.
Personat e plagosur janë hospitalizuar, ndërsa vajza 9-vjeçare lufton për jetë. Paraprakisht nga plagët e marra një 14-vjeçare ndërroi jetë.
Policia beson se sulmuesi nuk ka patur për qëllim në shënjestër personat por se rastësisht ka qëlluar.
"Duket se ky është një skenar i rastit më të keq, dikush vozitet përreth dhe hap zjarr", ka thënë zëvendës sherifi i qarkut të policisë Kalamazoo Paul Mathias.