SHBA, Trump dhe Clinton fitojnë bindëshëm në të “Martën e Madhe”
Trump dhe Clinton dolën fitues në Arkansas, Alabama, Georgia, Massachusetts, Tennessee dhe Virginia, ndërkohë Clinton fitoi edhe super garën për Texas-in dhe Samoan amerikane
Michael Hernandez
02 Mars 2016•Përditësim: 02 Mars 2016
WASHINGTON (AA) - Republikani Donald Trump dhe Demokratja Hillary Clinton kanë fituar të martën ndaj kandidatëve përballë tyre në garën e brendshme partiake për kandidat presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump dhe Clinton dolën fitues në Arkansas, Alabama, Georgia, Massachusetts, Tennessee dhe Virginia, ndërkohë Clinton fitoi edhe super garën për Texas-in dhe Samoan amerikane.
Trump me vështirësi të mëdha mposhti guvernatorin e Ohio-s, John Kasich në Vermont.