Gamze Türkoğlu Oğuz
17 Nëntor 2015•Përditësim: 18 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Në ditët e ardhshme Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të ndërmarrin disa hapa në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
"Jemi duke luftuar kundër DAESH-it bashkë me SHBA-të. Në ditët e ardhshme do të ndërmerren disa hapa", bëjnë të ditur burime në procesin e vendim -marrjes së Turqisë në luftën kundër DAESH-it.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në deklaratën për CNN ka thënë se janë duke vepruar së bashku me Turqinë në kufirin verior të Sirisë.
"75 përqind e kufirit verior të Sirisë është mbyllur. Do të bëjmë një operacion së bashku me Turqinë që të mbyllim edhe 98 kilometrat e mbetura. Jemi duke ushtruar përpjekje të mëdha. Me forcat speciale jemi në rajon. Besojmë se është krijuar më shumë presion mbi DAESH-in", ka thënë Sekretari amerikan, Kerry.