Tuğrul Çam
17 Dhjetor 2015•Përditësim: 17 Dhjetor 2015
WASHINGTON (AA) - Administrata amerikane ka dënuar sulmin e organizatës terroriste DAESH mbi qendrën për trajnim në vendin Bashiqa në Mosul të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Colin Kahl, një këshilltar i nënkryetarit amerikan Joe Biden, deklaroi se administrata amerikane dënon fuqishëm këtë vepër.
"Në dënojmë këtë sulm dhe shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave. Tani si asnjëherë më parë, nevojitet që Siria dhe Iraku të përshpejtojnë përpjekjet për uljen e tensioneve mes vete të nxisin dialogun, ti japin përkrahje suverenitetit të Irakut dhe të forcojnë luftën ndaj DAESH-it", tha Kahl.
Në sulmin e DAESH-it mbi qendrën e trajnimit mëngjesin e sotëm kanë mbetur të vrarë dy persona përfshirë një oficer irakian, ndërsa katër ushtarë turq mbetën të plagosur.