Selçuk Acar
09 Gusht 2016•Përditësim: 09 Gusht 2016
OKB (AA) – SHBA-të i kanë prezantuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) një propozim-plan për dërgimin e katër mijë policëve dhe ushtarëve të tjerë në forcat paqeruajtëse në Sudanin e Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas propozim-planit, forcat e OKB-së në kryeqytetin e Sudanit të Jugut, Xhuba, do të përforcohen me dërgimin e katër mijë policëve dhe ushtarëve shtesë.