Selçuk Acar
24 Janar 2017•Përditësim: 24 Janar 2017
NEW YORK (AA) – Stuhitë të cilat kanë goditur pjesën juglindore të SHBA-ve, kurse në shtetet Xhorxhia, Florida dhe Misisipi deri më tani jetën e kanë humbur 20 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Zyra e Menaxhimit të Emergjencave të Misisipit thuhet se për shkak të tornados vetëm në Forrest County janë shkatërruar tërësisht apo janë shkaktuar dëme të mëdha në 411 shtëpi. Në të njëjtën zonë janë shkaktuar dëmtime të 588 shtëpive.
Në vendbanimet tjera të këtij shteti federal për shkak të tornados janë shkatërruar më shumë se 1.100 shtëpi.
Presidenti Donald Trump ka premtuar so do të ndihmojë Guvernatorin e Xhorxhias Nathan Deal, i cili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 16 rrethe.
Meteorologët më herët kanë paralajmëruar për përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në veri të Pensilvanisë dhe New England të cilat mund të shkaktojnë shirat e rrëmbyeshëm. Zyrtarët kanë paralajmëruar edhe për erërat që në zonën Delaware në Maine mund të arrijnë shpejtësi deri në 80 kilometra në orë.
Në anën tjetër, zyrtarët e situatave emergjente të New York-u thonë se erërat mund të arrijnë shpejtësi deri në 97 kilometra në orë dhe priten shira që mund të shkaktojnë përmbytje.
Për shkak të motit me shi janë anuluar rreth 800 fluturime, kryesisht në aeroportin Newark Liberty.
Moti i keq edhe në Kaliforni, gjendje e jashtëzakonshme në 50 rrethe
Autoritetet në Kaliforni shpallën gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut, erozionit dhe dëmtimit të rrugëve dhe autostradave, të cilat u shkaktuan nga stuhitë gjatë dhjetorit dhe janarit.
Nga përmbytjet që kanë goditur Kaliforninë, të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë konsiderohen si të zhdukur.
Guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown tha se në rrethet ekzistojnë "kushtet e rrezikut ekstrem", për shkak se dëmi i shkaktuar nga përmbytjet llogaritet në dhjetëra miliona dollarë.
Reshjet e dendura shkaktuan probleme të shumta të trafikut edhe të martën kurse sipas meteorologëve reshje të shiut do të ketë edhe në ditët në vijim.