Mücahit Oktay
06 Prill 2023•Përditësim: 07 Prill 2023
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe dëme të mëdha janë shënuar për shkak të tornados në Missouri të SHBA-së, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës së sherifit në zonën Bollinger, Casey Graham dhe informimit nga zyrtarët e rajonit, të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta si pasojë e tornados që ka ndodhur 80 kilometër në jug të qytetit St. Louis.
Nga fuqia e tornados janë shkulur pemët nga rrënjët, si dhe janë dëmtuar pjesët e jashtme të shtëpive dhe çatitë janë copëtuar, ndërkohë në rajon vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.
Mike Parson, guvernatori i Missourit nga llogaria e tij twitter ka ndarë informacionin se ka marrë pjesë në punimet e kërkimit me personelin e situatës emergjente.
"Kemi konfirmuar se ka humbje të jetëve dhe të plagosur për shkak të tornados në Bollinger", ka konfimuar Parson.
Edhe policia e Autostradës së rajonit Missouri ka ndarë nga adresa e saj twitter pamjet me dron që paraqesin dëmet e shkaktuara nga tornado dhe për të parandaluar humbjen e më shumë jetëve u rekomandoi qytetarëve që të qëndrojnë larg zonës së rrezikshme.
Shërbimi Kombëtar i Motit theksoi se tornadoja me fuqi të lartë shkatërruese ka lëvizur me një shpejtësi rreth 210 kilometër në orë.