Tuğrul Çam
02 Prill 2016•Përditësim: 03 Prill 2016
WASHINGTON (AA) - Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Elizabeth Trudeau tha se "janë të shqetësuar" për shkak të shembjes së shtatë ndërtesave nga ana e Izraelit, përfshirë edhe një shkollë në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Trudeau në një konferencë për media pas një pyetjeje theksoi se janë të shqetësuar për shkak të shembjeve nga Izraeli të disa ndërtesave që u përkisnin arabëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
"Këto akte krahas tendencave dëmtuese si dëbime nga vendbanimet dhe konfiskime të territoreve janë tregues i aktiviteteve për venbanimet", ka thënë Trudeau.
Ndër të tjera ajo ka vënë në dukje se këto akte të Izraelit dëmtojnë edhe mundësinë e zgjidhjes me dy shtete. Sipas saj, këto veprime dhe të tjerat të ngjashme si këto hapin rrugë për të vënë në dyshim angazhimin e qeverisë izraelite për zgjidhjen me dy shtete.