Mohamad Misto
20 Shtator 2017•Përditësim: 20 Shtator 2017
HASEKE/ANKARA (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me arsyetimin për luftën kundër DEASH-it vazhdojnë ndihmat ushtarake për organizatën terroriste PYD/PKK në Siri. Në dhjetë ditët e fundit elementëve të organizatës në Siri i janë dërguar afërsisht 200 maune me ndihma, përfshirë edhe automjetet e blinduara ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së në Haseke, mësohet se dje afërsisht 100 maune me municione dhe pajisje ushtarake kaluan pasi në pikën kufitare Simelka në kufi me Irakun hynë gjatë ditës në qytetin i cili ndodhet nën kontrollin e organizatës.
Në autokolonën e ardhur në Haseke në disa prej mauneve janë vërejtur edhe automjetet e blinduara ushtarake të modelit MRAP (Mine-Resistant Ambush Protected), për të cilat bëhet e ditur se këto automjete janë rezistente ndaj minave, të mbrojtura nga kurthet dhe mund t'i vendosen një sërë armësh të rënda.
Më tej theksohet se këto maune me armatime i janë dërguar elementëve të organizatës në Dejrizor të Sirisë.
Krahas kësaj kanë tërhequr vëmendjen edhe automjetet 4x4 pikap dhe kontejnerët e mbuluar të cilat ndodheshin në dërgesat me rreth 100 maune të dërguara në orët e natës së 11 shtatorit.
Për shkak se në autokolonën ku ndodheshin edhe tankerë të transportit të karburantit të gjitha automjetet e tjera kanë qenë të mbuluara nuk ka qenë e mundur të shihen produktet e tjera mbi maune.
Ndihmat e dërguara patën nisur gjatë orëve të natës me maune të mbuluara pasi AA-ja filmoi dhe nisi të bënte lajmet për ndihmat me armatime dhe të tjera ushtarake që SHBA-të bënin për PKK/PYD-në.
Në anën tjetër është vërejtur se me datat 13, 17 dhe 21 gusht si dhe më 3 shtator dhe 8 shtator në orët e natës janë filmuar dërgesat me 400 maune nga Iraku për në zonën Haseke nën kontrollin e PKK/PYD-së ku për shkak se dërgesat kanë qenë të mbuluara nuk është kuptuar se çfarë armatimesh kanë qenë.
Ndër të tjera vihet në dukje se edhe para kësaj në rajonin e PYD/PKK-së janë dërguar gjithsej 1.021 maune nga të cilat 60 maune më 5 qershor, 20 maune më 12 qershor, 50 maune më 16 qershor dhe 120 maune më 21 dhe 26 qershor, më 5 korrik 82 ndërsa më 9 korrik 102, më 13 korrik 95, më 17 korrik 100, më 22 korrik 100, më 27 korrik 80, më 31 korrik 100 dhe me 7 gusht 112.
Armët e dhëna ndaj organizatës terroriste
Sipas dokumentit që gazetari i AA-së ka marrë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), theksohet se në listën e armëve që do t'u jepen grupeve në Siri brenda të cilëve ndodhet edhe PYD/PKK-ja përfshihen 12 mijë pushkë të markës kallashnikov, 6 mijë armë automatike, 3.500 armë të rënda automatike, 3 mijë copë RPG-7 prodhim amerikan si dhe 1000 copë anti-tank AT-4 prodhim amerikan ose SPG-9 prodhim rus.
Gjithashtu në të njëjtin kuadër do të jenë edhe 235 predha topi të kalibrave të ndryshëm, 100 pushkë snajper, 450 copë dylbi të tipit PV-7 për pamje nate si dhe 150 copë ndriçues lazer me infra të kuqe.
Organizata terroriste PKK/PYD me mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve nisi operacionin e Rakkas më 6 qershor. Ndërsa në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme PKK/PYD kaloi në veprim për të marrë nën kontroll rajonin Dejrizor i cili ndodhet nën pushtimin e DEASH-it.