Riyaz Khaliq Khaliq
14 Korrik 2021•Përditësim: 14 Korrik 2021
Organizata hulumtuese Nisma e Hetimit të Detit të Kinës Jugore (SCSPI) ka bërë të ditur se SHBA-ja vëzhgoi Detin e Kinës Jugore "pothuajse në baza ditore" në gjysmën e parë të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Të dhënat e AIS (Sistemi i Identifikimit Automatik) zbulojnë se SHBA-ja ka vendosur në mënyrë të njëpasnjëshme të gjitha 5 anijet e saj të vëzhgimit të oqeanit në ujërat e ndjeshëm të Detit të Kinës Jugore në baza pothuajse ditore, në gjysmën e parë të vitit 2021", thonë nga organizata SCSPI me seli në Pekin.
Të dhënat u lëshuan në prapavijë të Takimit Special të Ministrave të Jashtëm ASEAN-SHBA, ku Washingtoni zyrtar rikonfirmoi qëndrimin e tij kundër përpjekjes së Pekinit për të dominuar Detin e Kinës Jugore.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nënvizoi refuzimin e SHBA-së ndaj pretendimeve të paligjshme detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe përsëriti që SHBA-ja qëndron me pretenduesit e Azisë Juglindore përpara detyrimit të Pekinit, thuhet në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit.
Në prill, një raport i SCSPI-së tha se vëzhgimi nga afër i Kinës nga ana e ushtrisë amerikane në Detin e Kinës Jugore ka shënuar një "rritje të mprehtë" të frekuencës, intensitetit dhe pranisë që nga viti 2009.
SCSPI tha se vëzhgimi i shpeshtë nga afër i ushtrisë amerikane është "gjithmonë një nga tre pengesat kryesore për marrëdhëniet ushtarake kinezo-amerikane dhe ka qenë gjithnjë e më serioz dhe i rrezikshëm në dy dekadat e fundit".
"Në ditët e sotme, SHBA-ja në vit fluturon deri në 2.000 lloje avionësh zbulimi në Detin e Verdhë, Detin Lindor dhe Detin e Kinës Jugore", shtoi raporti.
Në fillim të kësaj jave, Kina tha se dëboi një anije luftarake amerikane nga ujërat e saj territoriale në detin e diskutueshëm.
Incidenti i fundit përkoi me përvjetorin e pestë të vendimit të Arbitrazhit të Detit të Kinës Jugore në korrik të vitit 2016 nga Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit e mbështetur nga OKB-ja.
Vendimi i gjykatës me seli në Hagë ishte në favor të Filipineve dhe zhvleftësoi pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore.
Pekini ka hedhur poshtë vendimin.
Deti i Kinës Jugore pretendohet nga Kina dhe disa vende të tjera të rajonit dhe operacionet e vazhdueshme detare të SHBA-së në ngushticën e Tajvanit, pjesë e detit të diskutueshëm, kanë zemëruar Pekinin.