Bilal Müftüoğlu
01 Maj 2016•Përditësim: 02 Maj 2016
PARIS (AA) – Shefat e kuzhinave parisiene kanë vendosur të përdorin një objekt të braktisur dhe aty të përgatisin ushqime, veçanërisht nga frutat dhe perimet, të cilat janë para skadimit të afatit, dhe prej tyre të bëjnë gjëra të shijshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Restoranti "Freegan Pony", i cili ndodhet në afërsi të Parisit, katër ditë në javë përgatit menu të veçantë. Çmimin e ushqimit të frutave dhe perimeve e caktojnë vet mysafirët e restorantit.
Në restorant në ditë shërbehen maksimalisht 80 persona, kurse konsumatorët pasi të akomodohen kanë mundësi të shikojnë se si përgatitet ushqimi, pasi që kuzhina është e modelit të hapur.
Ushqimi përgatitet në bazë të numrit të njerëzve që vijnë, kështu nga ushqimi në fund nuk mbetet asgjë, pasi që mbetja e ushqimit në pjatë është diçka e padëshirueshme.
Perimet dhe frutat që tashmë kanë filluar të qelben, çdo ditë të re paraqesin një sfidë për kuzhinjerët. Prezantimi i tyre në pjatë dhe ushqimet e veçanta paraqesin kënaqësi dhe diçka të re për të gjithë ata që e provojnë.
Aty ofrohen ushqime të ndryshme të njelmëta dhe të ëmbla, ku një pjatë përcilllet nga tre të tjera. Përveç ushqimeve të zakonshme, aty ofrohen edhe ato të rralla si pitet dhe ushqime të tjera që është pothuajse e pamundur të gjenden në vitrinat e dyqaneve.
Gilia Bataille është koordinatore për "Fondin e mbeturinave". Ajo tha se qëllimi i tyre është që të shfrytëzojnë atë që konsiderohet si e papërdorshme. Sipas saj, ideja për hapjen e restorantit u erdhi me dy miq, kurse sot rreth 20 shefa të restoranteve punojnë në mënyrë vullnetare.