Hakan Ceyhan Aydoğan
15 Shtator 2016•Përditësim: 15 Shtator 2016
MOSKË (AA) - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Ruse, Valeriy Gerasimov ditën e sotme do të vizitojë Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, në një deklaratë për shtypin rus tha se Gerasimov ditën e sotme do të realizojë një takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Hulusi Akar.
Konashenkov u shpreh ndër të tjera se në takim pritet të diskutohen çështjet, si situata e fundit në Siri dhe bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve.