Mohamed Sabry Emam Muhammed
23 Dhjetor 2018•Përditësim: 24 Dhjetor 2018
SANA (AA) – Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara përgjegjës për negociatat e paqes, Patrick Cammaert, arriti sot në mëngjes në kryeqytetin e Jemenit për të negociuar me krerët e lëvizjes rebele Houthi, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjenerali holandez në pension Cammaert arriti në Sana që është nën kontroll të rebelëve, ndërsa paraprakisht vizitoi qytetin jugor Aden në të cilin dje u takua me krerët e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht jemenase.
Cammaert në krye të misionit të Kombeve të Bashkuara u emërua në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-ve, ndërsa detyrë kryesore e ka të monitorojë armëpushimin në qytetin port më të madh Al- Hudaydah dhe të ndërmjetësojë në procesin e mëtejshëm paqësor në Jemen.
Al- Hudaydah është porti dhe qyteti më i madh që ka qenë damari i Jemenit. Përmes këtij porti, në Jemen arrijnë 90 për qind të importeve totale dhe 80 për qind të totalit të ndihmës humanitare.
Jemeni është bastion i krizës së thellë politike dhe të sigurisë që u përshkallëzua në luftë civile në fund të vitit 2014. Lëvizja rebele Houthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera të rëndësishme të vendit, ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port Aden.