Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup nga Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) u organizua Takimi i të Diplomuarve në Türkiye, raporton Anadolu.
Në aktivitet morën pjesë kreu i Bordit drejtues të Fondacionit "İlim Yayma", Necmettin Bilal Erdoğan, kreu i YTB, Abdullah Eren, ambasadori i Türkiye-s në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, kryetar i Partisë Demokratike Turke (TDP) në Maqedoninë e Veriut dhe deputeti Beycan İlyas, kryetari i partisë Lëvizja për Bashkim Kombëtar të Turqve (TMBH), Erdoğan Saraç, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të diplomuar në Türkiye dhe të ftuar të tjerë.

Në një fjalim të mbajtur këtu, Necmettin Bilal Erdoğan e cilësoi takimin e të diplomuarve në Türkiye si një takim kuptimplotë dhe të mirë duke thënë se nga Türkiye janë diplomuar studentë nga 180 vende.
"Numri i nxënësve/studentëve me bursë në Türkiye tejkalon mbi 300 mijë", theksoi Erdoğan duke bërë të ditur se 16 mijë prej tyre janë bursa nga YTB.
Duke krahasuar qëndrimin e Perëndimit pas luftës Rusi-Ukrainë me atë pas sulmit të Izraelit ndaj territoreve të pushtuara Palestineze, Erdoğan shtroi pyetjen "A do të ketë një ndalim për biznesmenët e Izraelit i cili deri më tani ka shkelur të drejtat e njeriut në territoret e pushtuara ku ai është përgjegjës, i cili ka përdorur bomba konvencionale në një nivel që as Amerika nuk ka përdorur në operacionet e saj më të mëdha në Afganistan apo Irak, madje i cili përdor në mënyrë të pamatur sidomos bombat pa udhëzim (të padrejtuara)?".
"Në marrëdhëniet ndërkombëtare thuhet gjithmonë se ka sistem ndërkombëtar të bazuar në rregulla", njoftoi Erdoğan i cili shtoi se shohim se ky sistem është shkatërruar, janë shkelur të gjitha paradigmat e vlerave të Perëndimit.
"Ndërsa Türkiye ka dhënë ndihma pa pritur asgjë në këmbim. Shumë nga ndihmat humanitare, institucionet, jetimoret dhe projektet e zhvillimit ekonomik që ne ofrojmë përmes TIKA-s, jo vetëm në gjeografitë ku jetojnë turqit jashtë vendit dhe komunitetet mike, por dhe në gjeografitë jashtë saj, janë projekte pa pritur asgjë në këmbim. Türkiye i bën këto pa pritur asgjë në këmbim dhe kjo e bën të ndryshëm nga Perëndimi", tha Erdoğan.

Ai uroi që të diplomuarit në Türkiye të arrijnë suksese të mëdha si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në rajon, ndërsa theksoi se Türkiye është vendi që ofron arsimin më të mirë në botë me këtë kosto.
"Arsimi nuk është i lehtë në asnjë vend të botës, jeta universitare nuk është e lehtë për studentët në asnjë vend. Por, Türkiye me kuzhinën e saj të shkëlqyer, ushqimin, mikpritjen, pamjet e mrekullueshme, pasurinë kulturore dhe cilësitë e arsimit që ofron, duhet të jetë vendi më i afërt me parajsën për një student", deklaroi Erdoğan.
Ndërkohë kreu i YTB, Eren rikujtoi se YTB u themelua në vitin 2010 si dhe bëri të ditur që se në fakt janë një nga institucionet e prodhimit të ndryshimit të paradigmës në politikën e jashtme të Türkiye-s në 20 vitet e fundit.
"Nën udhëheqjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, krahas mjeteve klasike diplomatike janë bërë hapa përparimi në mënyrën e duhur për trashëgimin historike-kulturore si dhe në shumë fusha të zhvillimit sociale", tha Eren duke vënë në dukje se institucione si YTB, Fondacioni Maarif, Instituti Yunus Emre që janë krijuar kohët e fundit në Türkiye, janë duart e Türkiye-s që shtrihen në gjeografinë e zemrës së Türkiye-s.
Gjeografia e zemrës është një term specifik për Türkiye-n, njoftoi Eren duke theksuar se "Kudo që shkojmë në botë, shohim se ka komunitete që mbështesin dhe ndjekin Türkiye-n, në mënyrë të pavarur nga shteti i tyre. Ky është fitimi më i madh i Türkiye-s dhe përgjegjësia më e madhe e saj".
Pasi informoi se Maqedonia e Veriut ka një rëndësi të veçantë në programin e bursave të Türkiye-s, Eren tha se në vitet e fundit ka pasur shifra në rënie dhe se në kuadër të kësaj janë përpjekur të bëjnë programe promovuese. "Në botë janë 35 shoqata të të diplomuarve", tha Eren i cili shtoi se "Këto shoqata organizojnë këto takime. Brenda 4 viteve të fundit kemi zhvilluar mbi 130 takime për të diplomuarit".
Ambasadori Sekizkök uroi mëshirën e Allahut mbi dëshmorët që ranë javën e kaluar dhe shprehu ngushëllime për familjet dhe kombin turk.
Ai tha se inkurajimi i të rinjve për të marrë arsim të mirë dhe për t‘u përgatitur për jetën në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit, me të cilat ka lidhje të thella historike dhe njerëzore është ndër prioritetet e Türkiye-s.
"Ka një krenari të madhe që kam vëzhguar personalisht gjatë detyrës time këtu se sa i rëndësishëm është transferimi në Maqedoninë e Veriut të njësisë dhe përvojës që ka vendi ynë në fushën e arsimit. Ndërkohë që kemi bërë këtë, ne kemi adoptuar një qasje gjithëpërfshirëse për të gjitha shoqëritë që formojnë Maqedoninë e Veriut, të cilës i kemi qëndruar pranë që nga pavarësia e saj", theksoi Sekizkök.
Në kuadër të programit nga një fjalim mbajtën edhe të diplomuarit në Türkiye, Ekrem Destanov, Velika Ivkovska dhe Metin Izeti dhe më pas u shfaq filmi promovues i YTB si dhe u ndanë dhurata.