Hajer M'tırı
01 Prill 2016•Përditësim: 02 Prill 2016
PARIS (AA) – Së paku pesë persona janë lënduar gjatë shpërthimit të madh të gazit, ngjarje e cila ndodhi të premten në qendër të kryeqytetit francez, Paris, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë informacion e konfirmuan edhe shërbimet zjarrfikëse në këtë qytetet. Siç pretendohet bëhet fjalë për shpërthim i cili ka ndodhur nga derdhja e gazit në një ndërtesë në Bertie Street në Paris.
Janë dëmtuar disa kate të ndërtesës, ndërsa në terren kanë dalë edhe ekipe të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit. I dukshëm është edhe tymi i madh i cili del nga ndërtesa në të cilën ndodhi shpërthimi.