Ekip
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
PEKIN (AA) – Së paku gjashtë minatorë kanë humbur jetën nga shpërthimi i gazit në një minierë të qymyrit në provincën kineze Yunnan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raporton se shpërthimi ka ndodhur në vendin e quajtur Yanjin County, ndërsa nuk ka informacione të konfirmuara për numrin e minatorëve të lënduar ose të bllokuar në minierë.
Në vijim po kryhen hetime për shkaqet e fatkeqësisë, ndërkohë që ekipet për shpëtim janë angazhuar për fillimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në minierën Shaba.