Mohamad Misto,Levent Tok
16 Janar 2019•Përditësim: 16 Janar 2019
ANKARA (AA) - Organizata terroriste DEASH ka pohuar se ka realizuar sulmin në Munbixh ku janë plagosur edhe ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga llogaria "Amak" e cila dihet se është e organizatës terroriste nëpërmjet aplikacionit Telegram është pohuar se DEASH në Munbixh ka shënjestruar ushtarët e koalicionit ndërkombëtar me anë të një jeleku me eksploziv.
Sipas burimeve, shpërthimi ka ndodhur për arsye ende të paditura, ndërsa si pasojë janë plagosur disa nga ushtarët amerikanë të cilët po kryenin aktivitetin e patrullimit, të cilët më pas janë evakuuar me helikopterë të ushtrisë amerikane.
Po ashtu, mësohet se ka edhe të vrarë nga shpërthimi.
Rajoni i Munbixhit në veri të Sirisë që prej muajit gusht të vitit 2016 ndodhet nën okupimin YPG/PKK-së. SHBA pas pastrimit të DEASH-it kishte premtuar se YPG/PKK-ja do të largohej nga ky rajon. Pas një periudhe të gjatë nga mosmbajtja e premtimit, Turqia dhe SHBA në muajin qershor të vitit 2018 u dakorduan për udhërrëfyesin e Munbixhit, sipas të cilit, Ankaraja dhe Washingtoni në këtë rajon i vazhdojnë patrullimet e përbashkëta.