Ayhan Şimşek
04 Qershor 2020•Përditësim: 04 Qershor 2020
Bashkimi Evropian (BE) dhe Kina kanë rënë dakord të shtyjnë samitin e planifikuar për në shtator për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri(COVID-19), deklaroi një zyrtar i qeverisë së Gjermanisë të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvilloi bisedime të ndara telefonike me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe Presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel, bëri të ditur zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, në një deklaratë.
"Ata ranë dakord se për shkak të situatës së përgjithshme të pandemisë takimi nuk mund të zhvillohet në kohën e planifikuar dhe do të shtyhet", thuhet në deklaratë. Seibert nuk dha ndonjë informacion se kur do të zhvillohet samiti.
Kancelarja Merkel kishte planifikuar të priste udhëheqësit e BE-së dhe presidentin kinez në Leipzig, më 14 shtator, për të forcuar lidhjet politike dhe ekonomike midis bllokut 27-anëtarësh dhe Pekinit.
Gjermania do të marrë presidencën e radhës gjashtë mujore të Bashkimit Evropian muajin e ardhshëm.
Pandemia, e njohur si COVID-19, ka marrë më shumë se 381 jetë njerëzish në të gjithë botën, me afër 6.4 milionë të infektuar.
Më shumë se 2.7 milionë njerëz janë shëruar nga sëmundja, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.