Tayfun Salcı
23 Qershor 2016•Përditësim: 24 Qershor 2016
LONDËR (AA) - Në Britani sot mbahet referendumi për të qëndruar ose dalë nga Bashkimi Evropian (BE). Tituj e mediave britanike sot kanë dërguar mesazhe mjaft të ndryshme për qytetarët. Disa këtë ditë e kosiderojnë si "Dita e Pavarësisë" kurse të tjerat paralajmërojnë të "mos futen në errësirë", raporton Anadolu Agency (AA).
Më shumë se 46 milionë votoues sot kanë të drejtën ti përgjigjen pyetjes së referendumit "A duhet që Mbretëria e Bashkuar të mbetet anëtare e BE-së ose të largohet nga BE-ja?".
- The Sun, këtë ditë e ka quajtur si 'Dita e Pavarësisë'
Tiitulli kryesor i dikur, gazetës më të famshme britanike "The Sun", është shkruar titulli me shkronja të mëdha "Dita e Pavarësisë". Siç ka bërë edhe më parë, "The Sun" sot ka ftuar haptazi votuesit që të votojnë për dalje nga BE-ja.
Gjithashtu, në faqen e parë është publikuar edhe harta e Evropës, ku Britania e Madhe është shumë më e theksuar se sa vendet e tjera të BE-së. Në fund të faqes së parë shkruan: "Sot mund të shkruani historinë, të arrini pavarësinë dhe të shpëtoni Britaninë nga kthetrat e BE-së".
"Vendi juaj ka nevojë për ju: Voto për të dalur", është mesazhi në ballinën e "Daily Express", e cila gjithashtu tërë ballinën ia kishte kushtuar referendumit. "Daily Express" ua ka dërguar mesazhin zgjedhësve përmes modelit të posterit që është përdorur për t'i thirrur ushtarët në Luftën e Dytë Botërore.