Dildar Baykan Atalay
01 Dhjetor 2022•Përditësim: 01 Dhjetor 2022
Përderisa vazhdojnë përgatitjet për Krishtlindjet që do të festohen më 25 dhjetor në SHBA, pema tradicionale kombëtare e Krishtlindjeve para Shtëpisë së Bardhë u ndriçua me një ceremoni ku morën pjesë presidenti amerikan Joe Biden dhe familja e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoni u ndriçua pema e cila është e mbjellë në parkun "Ellipse" para Shtëpisë së Bardhë dhe pranë së cilës ndodhen 56 pemë të vogla që përfaqësojnë 50 shtetet e SHBA-së, 5 territore dhe kryeqytetin Washington DC.
Ashtu si çdo vit presidenti amerikan Biden bëri numërimin mbrapsht për ndezjen e dritave të pemës.
Pema e cila tradicionalisht është ndriçuar çdo vit që nga periudha e presidentit të 32-të të SHBA-së, Franklin Roosevelt do të jetë e hapur për t'u vizituar nga publiku deri më 25 dhjetor.