Hatice Kesgin
26 shtator 2015•Përditësim: 26 shtator 2015
ARABIA SAUDITE (AA) - Irani dhe Pakistani janë dy shtetet të cilat kanë pësuar numër më të madh të viktimave gjatë rrëmujës së kësaj jave në Haxh, thanë zyrtarët të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).
Së paku 340 haxhinjë iranianë dhe 311 pakistanezë, konsiderohen të zhdukur, sipas të gjitha gjasave të vdekur, gjatë rrëmujës në Arabinë Saudite e cila mori 753 jetë njerëzish.
Agjencia e lajmeve iraniane, IRNA, tha se 134 shtetas iranianë ishin në mesin e të vdekurve të konfirmuar, ndërkohë që Akif Syed, një zyrtarë i lartë pakistanez për Haxhin tha se së paku 11 shtetas të tyre kanë vdekur.
Së paku 800 pelegrinë u lënduan në rrëmujën në Mina, rreth 5 kilometra në lindje nga qyteti i shenjtë Mekka, nw kohwn kur pelegrinët ktheheshin nga rituali "gurrëzimi i shejtanit' në Xhamarat.
Në bazë të të dhënave zyrtare saudiane, rreth 2 milion muslimanë nga e mbarë bota marin pjesë në haxhin e sivjemë.
21 shtete tjera kanë konfirmuar vdekjen e shtetasve të tyre: Mediat e Marokut raportuan 87 të vdekur, Kameroni ka raportuar 21, Mali 20, Nigeria 19; Egjipti, Indonesia dhe India nga 14-të, Somalia tetë, Senegali dhe Omani pesë, Kenia, Bangladeshi dhe Tanzania nga katër, Nigeria dhe Algjeria nga tre, Turqia dy, ndërsa Burundi,Kina, Holanda, Filipinet, dhe Sudani nga një të vdekur.
Autoritetet në Arabinë Saudite pritet të shpallin listën e përgjithshme me viktimat si dhe shtetësinë e tyre ndërsa kanë thënë se 371 viktima pritet të identifikohen.