Ecenur Çolak,Adham Kako,Mohamad Misto,Halil Fidan
14 Mars 2017•Përditësim: 15 Mars 2017
ŞANLIURFA (AA) - Liderët e fiseve arabe në Siri, vendet e të cilëve janë pushtuar nga organizatat terroriste, PYD/PKK dhe DEASH, kanë vendosur të formojnë një ushtri për të luftuar kundër tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 50 liderë të fiseve arabe të rajoneve Rakka, Haseke dhe Dejr ez-Zor, janë takuar në hotel Harran, në Shanllëurfa të Turqisë.
Takimi është zhvilluar nën moton "Kryesia e fiseve siriane të rajonit të Eufratit dhe El Xhizre-s", ndërsa tema e takimit ishte: "Me përpjekjet tona të përbashkëta të mundësojmë që të nxjerrim nga rajonet tona forcat e Asadit, forcat ruse, iraniane, Hizbullahun, DEASH-in dhe PYD-në".