Kasım İleri
05 Shkurt 2017•Përditësim: 06 Shkurt 2017
WASHINGTON (AA) - Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka kryer sulme ajrore kundër pozicioneve të organizatës terroriste DEASH në Rakka të Sirisë, duke goditur edhe puset e naftës të kontrolluara nga organizata në fjalë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM) thuhet se forcat e koalicionit kanë kryer 20 sulme ajrore mbi pozicionet e DEASH-it pranë qytetit sirian të Rakkës.
“Janë sulmuar 11 cisterna, tre rafineri, një depo e naftës, dy pika kontrolli të terroristëve dhe dy tunele. Objektivat e lartpërmendura dhe ndërtesat e përdorura nga DEASH-i janë shkatërruar plotësisht në sulmet e forcave të koalicionit”, thuhet në njoftimin e CENTCOM-it.
Në kumtesën e CENTCOM theksohet gjithashtu se përveç sulmeve në Rakka, janë kryer sulme edhe në rajonin e Al-Babit, ku u shkatërruan tre pozicione të terroristëve.