Halit Süleyman,Selen Temizer,Mohamad Misto
05 Janar 2016•Përditësim: 06 Janar 2016
DAMASK/ANKARA (AA) - Hezbollahu me vendosjen e minave rreth qarkut Madaya në veriperëndim të Sirisë, afër Libanit ka bërë të pamundur që popullata të dalë nga qarku. Për shkak se nuk mund të depërtojnë as ushqimet elementare në vendin i cili është nën bllokadë, muajin e kaluar nga uria kanë vdekur 23 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Madaya e cila ndodhet afër qarkut Zebadani në veriperëndim të Damaskut, ku është Liqeni Barada para luftës civile ishte një ndër atraksionet turistike të shtetit. Ky vend plotë 193 ditë është nën rrethim nga regjimi.
Sipas raportit shëndetësor të komisionit shëndetësor të Madaya-s që e siguroi gazetari i AA-së, në dhjetor kanë vdekur 23 persona ndër të cilët 6 fëmijë, ndërsa 8 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e shkeljes në minat e vendosur nga ana e Hezbollahut.
Në raport, shkruan se njerëzit të cilët përpiqen të ikin nga Madaya për të siguruar nevojat e tyre, përveç snajperistëve nga forcat e regjimit sulmohen edhe nga ana e milicëve të Hezbollahut. Në Madaya pleqtë dhe fëmijët janë më të prekur nga dimri dhe moti i keq.
Sipas informacioneve të burimeve lokale, për shkak të mungesës së produkteve në këtë qark ushqimet shiten 15-20 herë më shumë nga çmimi real. Burimet thonë se opinioni publik ndërkombëtar duhet të bëjë shtypje ndaj regjimit që të arrijnë ndihmat themelore humanitare në rajon. Sipas tyre, mungesat më të madhe të qarkut janë barnave dhe pajisjet shëndetësore.
Në rajon, një kilogram sheqer shitet për 60 mijë Lira Siriane (rreth 139 euro), një litër vaj 70 mijë Lira Siriane (rreth 162 euro), një kilogram oriz 40 mijë Lira Siriane (rreth 94 Euro). Në qarkun ku nuk ka energji elektrike, popullata mundohet të nxehet me djegien e pjesëve të drunjve të cilat i mbledhin nga shtëpitë e shkatërruara përreth.
Anëtari i komitetit për koordinim lokal në qark Samir Tateen, ka treguar se në Madaya që është 6 muaj nën rrethimin e forcave të Asadit nga uria kanë vdekur 70 persona, ndërsa 50 të tjerë janë prekur nga sëmundje të ndryshme.
Sipas raportit të komisionit të shëndetësisë së Madaya-s 5 foshnja kanë vdekur për shkak të mungesës së qumështit ose ushqimit për fëmijë, 17 persona nga uria ndër të cilët gra dhe persona me aftësi të kufizuara, 4 persona nga mina dhe 2 nga plumbat e snajperistëve.
- Vendndodhja e Madaya-s
Madaya ndodhet në veriperëndim të Damaskut, në autostradën që lidh kryeqytetin sirian me Libanin dhe afërsinë e saj me Zebadan në një pozitë strategjike. Afërsia mes dy vendeve është 10 kilometra.
Qarku Zebadani e cila është kalaja e fundit e opozitarëve në afërsi të kufirit me Libanin, ishte një ndër vendet ku u zhvilluan përleshjet më të mëdha vitin e kaluar. Regjimi për të ndërprerë rrugën e cila i sjellë ndihma opozitarëve nga Libani e ka rrethuar intensivisht nga ajri dhe toka Zebadanin. Kështu që me migrimin e popullatës së Zebadanit në Madaya, popullsia e qarkut prej 9 mijë ishte rritur në 40 mijë njerëz.