Ali Demir
26 Janar 2016•Përditësim: 26 Janar 2016
HOMS (AA) - Si pasojë e shpërthimit të një autobombe në qytetin Hums të Sirisë jetën e kanë humbur jetën 11 njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të cilat gazetari i AA-së i ka marrë nga burimet lokale në Hums, nga shpërthimi i autobombës në lagjen Zehra në qytetin i cili kontrollohet nga forcat e Asadit, në Hums, kanë humbur jetën 11 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Burimet e njëjta thonë se sulmi është kryer ndaj një pike të kontrollit në lagje dhe se shumica e viktimave janë pjesëtarë të forcave të sigurisë ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalet e qytet ku i janë nënshtruar trajtimit mjekësorë.
Ndërkohë, në lajmin e Agjencisë zyrtare siriane të lajmeve SANA, konfirmohet se në lagjen Zehra të qytetit Hums është kryer sulm me bombë në të cilin ka 11 të vrarë.
Në lagjaen Zehra ku ndodhen përkrahësit e regjimit, shpesh organizohen sulme me autobomba.