Ekip
05 Korrik 2017•Përditësim: 05 Korrik 2017
MADRID (AA) – Policia spanjolle ka arrestuar 14 persona në Barcelonë në kuadër të operacionit evropian të sigurisë kundër grupit të organizuar kriminal Comorra, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e prokurorisë shtetërore të mërkurën shpalosi se në koordinim me operacionin e Europolit janë kryer arrestime edhe në Itali dhe në Gjermani.
Nga policia spanjolle theksuan se në Barcelonë janë arrestuar dhjetë shtetas italianë, nga një kolumbian, kilian, spanjoll dhe venezuelian.
Bëhet e ditur se gjatë aksionit janë kryer bastisje, mes të cilave edhe në disa restorante dhe dyqane.