Erbil Başay
16 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
BERLIN (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka deklaruar se shpreson që opozitarët e Sirisë të marrin një vendim për pjesëmarrjen në takimin në Gjenevë i cili parashikohet të rifillojë, raporton Anadolu Agency (AA).
Steinmeier, në një konferencë për shtyp të përbashkët para takimit me shefin e diplomacisë iraniane, Xhevat Zarif theksoi rëndësinë e rifillimit të bisedimeve mes palëve në lidhje me paqen në Siri.
Shefi i diplomacisë gjermane u shpreh se në këtë pjesë të bisedimeve që ai dëshiron të rifillojnë do të diskutohet për qeverinë e tranzicionit në Siri dhe për të ardhmen e vendit.
"Shpresoj që opozita të marrë vendim për pjesëmarrje në bisedimet e Gjenevës, u shpreh Steinmeier dhe më pas shtoi se shpreson që Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë do të mund të gjejë kohën e duhur për fillimin e këtyre bisedimeve.
Në përfundim Steinmeier vuri në dukje se duan të zhvillojnë marrëdhëniet e tyre me Iranin, jo vetëm në fushën e ekonomisë dhe politikës, por edhe në fushën e kulturës.