Ata Ufuk Şeker
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
BRUKSEL (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar se situata në Halep është shumë e vështirë tha se "Po përjetohet një fatkeqësi njerëzore. Kanë humbur jetën mijëra presona në mesin e të cilëve njerëz të pafajshëm dhe punonjës të ndihmave humanitare. Shkaku kryesor i kësaj dhune të përshkallëzuar janë sulmet e reja të regjimit të Sirisë me mbështetje nga Rusia", raporton Anadolu Agency (AA).
Stoltenberg, ka bërë disa deklarata në fund të sesionit për Afganistanin në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s të zhvilluar në Bruksel.
Duke vënë në dukje se NATO vazhdon në mënyrë të fortë premtimet për sigurinë e Afganistanit, Stoltenberg, ka rikujtuar se çështja për vazhdimin e mbështetjes ndaj Afganistanit deri në vitin 2020 është diskutuar në samitin e mbajtur në Varshavë brenda këtij viti.
Stoltenberg, tha se në takim kanë vlerësuar situatën e sigurisë në Afganistan, mundësitë e bashkëpunimit praktik dhe përgjegjësitë që do të zbatohen.