Ekip
25 Prill 2019•Përditësim: 26 Prill 2019
Mijëra njerëz vazhduan të demonstrojnë jashtë selisë së ushtrisë në kryeqytetin sudanez Kartum për të kërkuar që Këshilli Ushtarak Kalimtar i Sudanit t'ia dorëzojë pushtetin një autoriteti civil, raporton Anadolu Agency (AA).
Demonstatat janë duke u organizuar nga Aleanca e Sudanit për Liri dhe Ndryshim, e cila përbëhet nga Shoqata e Profesionistëve të Sudanit (SPA) dhe disa grupe opozitare prominente.
Më 11 prill, ushtria sudaneze njoftoi rrëzimin e presidentit Omar al-Bashir pas muajsh të demonstratave popullore kundër sundimit të tij 30-vjeçar.
Këshilli Ushtarak Kalimtar aktualisht është duke mbikëqyrur një periudhë dyvjeçare të "tranzicionit", gjatë së cilës është zotuar të mbajë zgjedhje presidenciale.
Opozita, megjithatë, ka vazhduar të organizojë demonstrata masive për të kërkuar që këshilli ushtarak në pushtet t'ia dorëzojë pushtetin një qeverie civile.