İlayda Çakırtekin
16 shtator 2026•Përditësim: 16 shtator 2026
Qeveria suedeze ka njoftuar dëbimin e një zyrtari të Ambasadës së Iranit në Suedi, transmeton Anadolu.
Qeveria suedeze tha se Ministria e Punëve të Jashtme thirri ambasadorin iranian dhe e njoftoi se zyrtarit të misionit iranian i është kërkuar të largohet nga vendi.
Në deklaratën e qeverisë theksohet se dëbimi lidhet me “aktivitete që nuk janë në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Maria Malmer Stenergard, tha se vendimi u mor për të mbrojtur qytetarët dhe interesat suedeze.
Veçmas, ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer, tha për transmetuesin SVT se “ne e dimë se Irani prej kohësh po zhvillon aktivitete që kërcënojnë sigurinë në Suedi dhe kundër saj”.