Burak Karacaoğlu,Eşref Musa
08 Qershor 2018•Përditësim: 08 Qershor 2018
IDLIB (AA) - Të paktën 35 civilë u vranë dhe 75 të tjerë u plagosën në një sulm ajror në fshatin Zerdena të Idlibit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i Mbrojtjes Civile në Idlib Mustafa Haxh Jusuf për AA tha se sulmi në një fshat të vendosur në veri të Idlibit është kryer në mbrëmje.
Ai theksoi se në mesin e të plagosurve janë pesë anëtarë të Mbrojtjes Civile.
"Në sulmin në sheshin pranë xhamisë, u vranë të paktën 35 civilë, ndërsa 75 u plagosën", tha Jusuf.
Sipas tij, pas sulmit të parë, është kryer edhe sulmi i dytë, në momentin kur ekipet në terren u përpoqën të ndihmonin të plagosurit.
Opozita thotë se sulmi është kryer nga avionë rus SU-24 të cilët u ngritën nga Latakia.
Idlibi, nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në pjesën veri-perëndimore të Sirisë, u shpall "zonë për reduktimin e tensioneve" në takimin e mbajtur më 4-5 maj 2017 në Astana. Pavarësisht kësaj, regjimi sirian dhe Rusia vazhdojnë të ndërmarrin sulme ajrore në rajon.