Mustafa Keleş
24 Shtator 2016•Përditësim: 24 Shtator 2016
NEW YORK (AA) - Njoftohet se nga sulmi i armatosur në shtetin Washington të SHBA-së, kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa autorët e sulmit janë larguar nga vendngjarja, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të zyrtarëve të policisë, mësohet se sulmuesi ose sulmuesit të cilët hapën zjarr në Qendrën Tregtare Cascade në Burlington, që gjendet në largësi prej 100 kilometra prej qytetit Seattle, pasi kanë vrarë 4 persona kanë ikur nga vendngjarja.
Pas sulmit në vendngjarje u dërguan shumë ambulanca, por nuk ka patur deklaratë në lidhje me të plagosurit. Forcat e policisë filluan kërkimet në rajon për të kapur autorët e sulmit.