Gamze Türkoğlu Oğuz
08 Nëntor 2018•Përditësim: 08 Nëntor 2018
THOUSAND OAKS (AA) - Shumë persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një bar në rajonin California të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia në një deklaratë për Los Angeles Times ka njoftuar se është ndërmarrë një sulm i armatosur në barin Borderline Bar & Grill në Thousand Oaks, rreth 60 km në perëndim të Los Angeles.
Në sulm bëhet e ditur se ka patur të paktën 30 të shtëna dhe se shumë persona janë plagosur.
Ndërkohë njoftohet se forcat e sigurisë dhe punonjësit e situatave emergjente kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe se kanë kërkuar largimin e banorëve nga zona.