Mehmet Nuri Uçar,Mahmut Geldi
25 Janar 2017•Përditësim: 25 Janar 2017
MOGADISHU (AA) - Në sulmin me bomba para hotelit ku qëndrojnë edhe qeveritarë në kryeqytetin Mogadishu të Somalisë, sipas të dhënave paraprake jetën e kanë humbur 12 persona ndërsa 25 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e policisë mësohet se para një hoteli që ndodhet në bulevardin Mekke-i Mukerreme të Mogadishut ku gjithashtu qëndrojnë edhe qeveritarë janë kryer sulme me dy autobomba, ndërsa pastaj brenda në hotel janë dëgjuar edhe të shtëna.
Ekipet shëndetësore kanë bërë të ditur se në sulm jetën e kanë humbur 12 persona ndërsa 25 të tjerë janë plagosur ku në mesin e të plagosurve janë edhe 4 kameramanë punonjës të mediave të huaja.
Ndërkohë nga autoritetet zyrtare thuhet se ende nuk është dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.
Jo shumë gjatë pas sulmit, përmes internetit është prononcuar organizata terroriste Al-Shabaab dhe mori përgjegjësinë për sulmin.