Esma Ben Said
18 Gusht 2017•Përditësim: 18 Gusht 2017
DUSSELDORF (AA) – Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur gjatë një sulmi me thikë në qytetin gjerman Wuppertal-Elberfeld, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia njoftoi se është duke kërkuar për të dyshuarit.
Mediat gjermane theksojnë se ende nuk dihet motivi i sulmit.
Ky sulm ndodhi menjëherë pas sulmit me thikë në qytetin Turkuu në Finlandë, dhe një ditë pas sulmit në Spanjë.