Diyar Güldoğan
04 Gusht 2016•Përditësim: 04 Gusht 2016
LONDËR (AA) – Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur mbrëmë në qendër të Londrës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia vendase pohon se incidenti ka ndodhur në sheshin Russell të Londrës në të cilin ishte i përfshirë një 19 vjeçar, identiteti i të cilit akoma nuk zbulohet, por siç thotë policia ai është arrestuar.