Mehmet Hatipoğlu
10 Nëntor 2016•Përditësim: 11 Nëntor 2016
ATHINË (AA) - Dy persona me motoçikletë kanë ndërmarrë një sulm me bomba ndaj Ambasadës së Francës në Athinë. Si pasojë e sulmit një efektiv i sigurisë është plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, mësohet se sulmi ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, sipas orës lokale. Dy persona me motoçikletë kanë hedhur lëndë plasëse të dyshuara si bomba në drejtim të ambasadës dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Ndërkohë si pasojë e sulmit një efektiv i sigurisë ka mbetur i plagosur.