Nour Gelle Gedi,Afra Aksoy
09 Prill 2017•Përditësim: 10 Prill 2017
MOGADISHU (AA) - Një sulm vetëvrasës ka ndodhur gjatë ditës së sotme në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes së Somalisë, ku të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 10 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Shënjestra e sulmit ka qenë një autokolonë e forcave të armatosura të Somalisë, ndërkohë Ahmet Nur Ahmet, një zyrtar i sigurisë në këtë vend, ka thënë për AA se në këtë autokolonë mund të ketë qenë edhe Komandanti i Forcave të Armatosura, Muhammed Ahmet Xhemali i cili sapo ishte ndarë nga një ceremoni e marrjes së detyrës së re.
Ahmed ka thënë se sipas informacioneve të para sulmi thuhet se ka patur si shënjestër komandantin Xhemali ndërsa shton se të paktën 13 persona, përfshirë këtu edhe civilë janë vrarë, si dhe mbi 10 të tjerë janë plagosur.
Duke vënë në dukje se gjendja e Komandantit të Forcave të Armatosura, Xhemali, është mirë, Ahmet në vijim thekson se ka frikë për një rritje të mundshme të numrit të viktimave.
Nga ana tjetër organizata terroriste Al-Shabaab, përmes një deklarate në internet, ka marrë përsipër sulmin.