Sayed Khodaberdi Sadat
09 Gusht 2016•Përditësim: 10 Gusht 2016
MEZAR-I SHERIF (AA) – Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë janë lënduar gjatë një sulmi vetëvrasës në qytetin Mazar-Sharif, në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi vetëvrasës ndodhi në rajonin Mandavi, në Mazar-i Sharif, konfirmoi gjenerali Baba Can, i cili dha një deklaratë për gazetarët.
Ai tha se nga të dhënat paraprake mësohet se ka humbur jetën një person, ndërsa 14 prej tyre janë lënduar, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë. Po ashtu, mësohet se në mesin e të dërguarve në spital, dy janë në gjendje kritike. Ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm.