Ekip
24 Shtator 2021•Përditësim: 24 Shtator 2021
Një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë pranë një selie ushtarake të Somalisë në kryeqytetin Mogadishu sot pasdite, njoftoi policia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmi goditi zonën pranë Villa Baidoa-s, selia e dytë e ushtrisë somaleze në Mogadishu.
Asnjë viktimë nuk u raportua nga sulmi, sipas policisë somaleze.
“Rreth orës 15:03 (1203 GMT), një kamikaz shpërtheu veten midis Spitalit Madina dhe Villa Baidoa-s. Nuk pati viktima, përveç sulmuesit vetëvrasës”, tha zëdhënësi i policisë Abdifatah Adan Hassan në një deklaratë.
Një oficer policie në zonë tha për AA përmes telefonit se agjentët e sigurisë arritën në vendin e krimit dhe filluan një hetim.
Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës, por grupi terrorist al-Shabaab i lidhur me al-Kaedën me bazë në Somali ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit në vendin e bririt afrikan.