Halit Süleyman
26 Shtator 2017•Përditësim: 27 Shtator 2017
HALEP (AA) – Sipas vlerësimeve të para në sulmet në jug dhe perëndim të qytetit Halep në Siri, kanë humbur jetën 15 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Hmuad Tenar, një zyrtar i mbrojtjes civile në perëndim të Halepit, në një deklaratë për AA, tha se në qarqet të cilat ndodhen në jug dhe perëndim të këtij qyteti po realizohen sulme intensive ajrore.
Në Kefer Karmin kanë humbur jetën 4 persona, në Havar Is 5 dhe në Kanatir kanë humbur jetën 6 të tjerë. Ai thotë se një numër i madh i të lënduarve janë dërguar nëpër spitale ku janë marrë në trajtim.
Tenar thotë se parashikojnë që aeroplanët të cilët e realizuan sulmin janë të Rusisë.
Rajoni i cili ndodhet nën sulm në Mbledhjen e Gjashtë në Astana në datat 14-15 shtator ishte përfshirë në zonën jokonfliktuale të Idlibit nga Turqia, Rusia dhe Irani.
Ministri i Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në një transmetim dje u shpreh se “Në ditët e fundit shohim se rusët po bombardojnë rajonin Idlib (të Sirisë). Këtu sigurisht që ka grupe terroriste. Sigurisht që nuk duhet të tregohet tolerancë ndaj grupeve terroriste, por shohim se po vriten edhe një numër i madh i civilëve dhe opozitarëve Ne duhet të kemi kujdes këtu. Nëse këtu ka ndonjë sulm ndaj civilëve atëherë kjo është shkelje e armëpushimi dhe kjo nënkupton prishjen e marrëveshjes së Astanës."
Në lidhje me sulmet ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.