Levent Tok,Ayşe Aktaş,Halit Süleyman
22 Gusht 2017•Përditësim: 22 Gusht 2017
STAMBOLL/ANKARA (AA) - Në sulmet ajrore të ndërmarra në orët e mesnatës në pjesën lindore të Hama-s në Siri njoftohet se kanë humbur jetën të paktën 50 civilë, nga të cilët shumica e tyre gra dhe fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale, mësohet se mbrëmë në orët e vona të mesnatës avionë të cilët ende nuk dihet se kujt vendi i përkasin kanë vënë në objektiv duke bombarduar me bomba thërrmuese fshatrat Ruvejda dhe Musteriha, të cilët ndodhen nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, në lindje të qytetit Hama.
Si pasojë e bombardimeve theksohet se kanë humbur jetën të paktën 50 persona civilë nga të cilët shumica e tyre janë gra dhe fëmijë.
Ndër të tjera burimet lokale kanë theksuar se në rajon nuk ka mundësi për ndërhyrje mjekësore dhe se të plagosurit nuk mund të marrin mjekimin e nevojshëm.