Şahin Demir
11 qershor 2026•Përditësim: 11 qershor 2026
Tre persona u plagosën në incidente të lidhura me sulmet amerikane në provincën Teheran të Iranit, tha të enjten kreu i Shërbimeve Mjekësore Emergjente të Teheranit, transmeton Anadolu.
Mohammad Esmaeil Tavakoli, kreu i Shërbimeve Emergjente të Provincës Teheran, tha se tre persona u plagosën në incidente të lidhura me ato që ai i përshkroi si sulme amerikane në provincë.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars të Iranit, ekipet e emergjencës u dërguan në zonat e prekura dhe u ofruan ndihmën e nevojshme mjekësore të plagosurve.
Ajo tha se SHBA-ja ka krye sulme në disa vende në të gjithë Iranin.
Dëmtime u raportuan në një numër zonash pas sulmeve, ndërsa agjencitë e emergjencës dhe të shërbimeve publike u vunë në gatishmëri të lartë, sipas raportit.