Lina Altawell
08 Maj 2026•Përditësim: 08 Maj 2026
STAMBOLL (AA) – Dy persona, përfshirë një ndihmës mjekësor, u vranë sot në sulme të reja ajrore izraelite në jug të Libanit, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit, transmeton Anadolu.
Vala e sulmeve vdekjeprurëse vazhdon pavarësisht armëpushimit të arritur mes Libanit dhe Izraelit.
Një sulm me dron i ushtrisë izraelite vrau ndihmësin mjekësor Hafez Yahya dhe një banor në një rrugë që lidh zonat Kfar Shuba dhe Kfar Hamam në rrethin Hasbaya.
Pavarësisht armëpushimit të shpallur më 17 prill dhe të zgjatur deri më 17 maj, ushtria izraelite po i vazhdon sulmet e përditshme në Liban.
Që nga 2 marsi, sulmet izraelite në Liban kanë vrarë të paktën 2.727 persona, kanë plagosur 8.438 të tjerë dhe kanë zhvendosur më shumë se 1.6 milion banorë, rreth një e pesta e popullsisë, sipas të dhënave më të fundit zyrtare.
Izraeli vazhdon të pushtojë zona në jug të Libanit, përfshirë disa që i mban prej dekadash dhe të tjera që nga lufta e viteve 2023-2024 ndërsa gjatë konfliktit aktual ka avancuar rreth 10 kilometra brenda kufirit jugor.