Recep Şakar
07 Qershor 2017•Përditësim: 07 Qershor 2017
MELBURN (AA) – Ministrja e Jashtme e Australisë, Julie Bishop, njoftoi se dy persona të cilët humbën jetën në sulmin terrorist në urën e Londrës, janë australianë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bishop, në një deklaratë në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme është shprehur se “Qeveria australiane është thellësisht e trishtuar për konfirmimin se dy australianë janë vrarë në sulmin terrorist në Londër.”
Duke mos dhënë informacione për identitetin e personave të cilët humbën jetën në sulm, Bishop tha se në këtë periudhë të vështirë dhe të trishtuar presin respekt nga mediat.
Sipas raportimeve në media, thuhet se njëra prej atyre që humbën jetën në sulm është infermierja 28 vjeçare Kirsty Boden, kurse dyshtohet se viktima tjetër është 21 vjeçarja Sara Zelenak nga shteti Queensland, e cila në kohën kur sulmi ka ndodhur është ndarë nga miqtë dhe më nuk është gjetur.
Ndryshe, sulmi ndodhi të shtunën vonë, më 3 qershor, kur sulmuesit me furgon kanë përplasur këmbësorët në urën e Londrës, dhe me thika kanë sulmuar njerëzit në tregun Borough, ku policia vrau të tre sulmuesit. Përveç tre sulmuesve, kanë humbur jetën edhe shtatë persona të tjerë.