Hakan Ceyhan Aydoğan
11 Tetor 2016•Përditësim: 11 Tetor 2016
MOSKË (AA) - Takimi i Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit rus Vladimir Putin u raportua gjerësisht në mediat ruse, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat ruse që në orët e para të mëngjesit kanë transmetuar direkt nga Stambolli vizitën e parë që Putin ka kryer në Turqi që pas krizës së avionit më 24 nëntor 2015. Teksa lajmet me origjinë Stambollin kanë qenë artikujt numër një të rendit të ditës në faqet e internetit, edhe kryetitujt e gazetave dhe faqet e para të ditës së sotme i kanë mbi takimin Erdoğan-Putin.
Ndër të tjera mësohet se afërsisht 60 gazetarë nga Rusia kanë marrë leje për të ndjekur takimin Erdoğan-Putin.
"U rindërtua sërish rrjedha e miqësisë"
Në lajmin e detajuar në faqen e parë të gazetës ruse Kommersant është vendosur në plan të parë marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive për linjën e tubacionit të gazit të Rrjedhës Turke.
Gazeta e cila ka publikuar një faqe të plotë vëzhgimet e opioninistit që ka ndjekur takimin në Stamboll, në një lajm tjetër ka përmendur detajet në lidhje me Rrjedhën Turke.
Ndërsa gazeta Izvestija në lajmin e saj ka shkruar titullin "U rindërtua sërish rrjedha e miqësisë" duke vënë në dukje se kjo është vizita e parë në Turqi e Putinit pas ngjarjes së avionit si dhe ka shkruar detajet në lidhje me takimin Erdoğan-Putin.
"Rusia dhe Turqia nënshkruajnë Rrjedhën Turke" ka qenë titulli në gazetën Komsomolskaja Pravda, ku gjithashtu në artikull janë qëndron: "Putin dhe Erdoğan u dakorduan në çështjet për Rrjedhën Turke, uljen e çmimit të gazit dhe produktet bujqësore".
Edhe gazeta Vedomosti ku përgatiten lajmet për ekonominë dhe botën e biznesit doli me titullin "Agrumet turke rikthehen sërish në tregun rus".
"Rikthehen frutat turke"
Gjithashtu një vend të gjerë në lidhje me takimin kanë ndarë edhe faqet e internetit dhe portalet e lajmeve ku Kommersant-online ka përdorur titullin "Rikthehen frutat turke". Faqja Gazeta.ru "Rusia, lejoi importimin e frutave nga Turqia", dhe "nënshkruhet Rrjedha turke", ndërsa faqja Lenta.ru "Rusia, rihap tregun për produktet bujqësore turke".
Gjithashtu edhe kanalet televizive ruse të lajmeve përgjatë gjithë ditës kanë transmetuar për shikuesit vizitën e Putinit në Stamboll ku edhe konferenën për media Erdoğan-Putin e kanë transmetuar direkt.
Kanali Rusya-24 në lajmin e saj ka nxjerrë në plan të parë zhvillimet për Rrjedhën turke, Sirinë dhe në fushën e energjisë, ku gjatë gjithë ditës kanali televiziv ka kryer transmetim direkt nga Stambolli në edicionet e lajmeve.
Ndërsa kanali Life News në titujt e saj ka shkruar "Putin dhe Erdoğan kanë marrë vendimin për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve turko-ruse", "Erdoğan: Turqia dhe Rusia mund të bashkëpunojnë në Operacionin 'Mburoja e Eufratit'", "Takimi Putin - Erdoğan zgjati afërsisht 2 orë".